Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka shkruar rreth përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së SHBA-së.

Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se shpallja e pavarësisë së 4 korrikut 1776, ka qenë një betejë e vështirë.

“Nesër ne festojmë shpalljen e pavarësisë së 4 korrikut 1776 – një hap në një betejë të vështirë, sipas themeluesve tanë, për jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë. ShBA-të përkrahin njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Përvjetori i 243-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nesër do të shënohet edhe në Kosovë.

Sheshi kryesor në kryeqytetin e Kosovës është dekoruar me flamujt amerikanë dhe të Kosovës, në shenjë të urimit dhe shprehjes së mirënjohjes së popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës