Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se ndanë shqetësimin e njëjtë me Bashkimin Evropian dhe Autoritetin e Konkurrencës rreth kontratës së monopolit për inspektimet e automjeteve.
Sipas tij një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe ngrit çmimet për konsumatorët.
Kosnett në një postim në Twitter ka shkruar se, Qeveria duhet të veprojë shpejt që të hapë procesin për konkurrencë të lirë dhe të ndershme.