Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett në diskutimin e organizuar nga lëvizja FOL, ka folur për statusin viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.

Kosnett ka thënë se a do të mund Kuvendi që këtyre viktimave t’ua jap përfitime sikurse veteranëve që sipas tij numri i tyre është shtuar në mënyrë të dyshimtë.

“Ndryshimi i ligjit për vitin 2014 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të UÇK-së dhe viktimave civile, iu ka dhënë status zyrtarë të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. E gjithë kjo me mbështetjen e ish presidentes Atifete Jahjaga dhe doktoreshës Feride Rushiti, si dhe me mbështetjen e të mbijetuarave si Vasfije Krasniqi e të tjera. Por ky amendament i është ngjitur një statusi i cili mohon dhënien e statusit personave që janë prekur pas qershorit ’99. Unë pyes se a mundet kuvendi të bindet ta ndryshoj këtë ligj për viktimat, dhe a do t’ua jap kuvendi të dhunuarave të njëjtat përfitime si veteranëve të rrem të UÇK-së ku numri i tyre është shtuar në mënyrë të dyshimtë”, ka thënë ai.

Kosnett ka përmendur edhe emërimin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Verifikimit të Pronës.

Ai ka thënë se nuk është zbatuar ligji në këtë rast.

“Tek çështja e emërimit politik të udhëheqjes së pakualifikuar të Agjencisë Kosovare për Verifikimin e Pronës. Të emërosh një person të pakualifikuar që nuk i besojnë të gjitha komunitetet, në këtë rast shpreh është moszbatim i ligjit. Ka shumë raporte në Kosovë ku njerëzit marrin vende pune jo pse janë kandidatë të kualifikuar, por janë të lidhur me njerëzit me ndikim. Një anketë vuri në pah se vetëm 20% e të anketuarave besonin se meritat janë qelës për hapjen e mundësive në vend. Kjo nuk është rruga për përparim”, është shprehur ai, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjera Kosnett ka thënë se sundimi i ligjit mundëson të ardhme të denjë për të gjithë.

“Një sundim i ligjit dhe llogaridhëniet për të gjithë mund të siguroj që Kosova do ta ketë një të ardhme ku njerëzit kanë sukses me shkollimin e tyre, një të ardhme ku askush nuk është mbi ligjin. Besoj se partnerët ndërkombëtar të Kosovës luajnë rol konstruktiv në ndriçimin e shkeljeve të drejtësisë, siç ka bërë Ambasada e SHBA-së, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Por përgjegjësit kryesor për të siguruar që ka drejtësi në Kosovë qëndron tek populli i Kosovës. Investoni në institucione të drejtësisë kërkoni llogari t’i mishërojnë idealet në Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur ai