Policia e Kosovës ka njoftuar se për dy ditë që nga nisja e operacionit policor me target veprimtaritë e kundërligjshme në objekte hotelierie, ka kontrolluar 272 lokale (motele/bujtina) dhe ka mbyllur 29 prej tyre.

Sipas njoftimit, 29 lokalet janë mbyllur pasi nuk i plotësojnë kriteret e parapara sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Një rast ishte adresuar te njësiti rajonal në Prishtinë për posedim ilegal të narkotikëve, ndërsa një tjetër në Prizren nën dyshimin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me personin nën moshën 16-vjeçare” ku janë konfiskuar dy dokumente (të dy shtetaseve të Shqipërisë) që janë hasur në Pejë, pa leje qëndrimi, për procedura të mëtejme.