Lokale - eSIMy

60 vjet u bënë sot nga themelimi i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë – shkollë e cila nisi punën qysh në vitin shkollor 1961/1962, raporton Llapi.info.

E në këtë përvjetor të fillimit të punës së njërës nga shkollat më të suksesshme në Kosovë,

Llapi.info, ju sjell disa nga emrat që dhanë kontribut për Gjimnazin e Podujevës në veçanti dhe arsimin në Podujevë në përgjithësi.

Njëri nga ta është edhe ish-profesori i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Qefser Sadiku.

Sadiku njihej si ndër matematicientët më të mirë në Podujevë, duke dhënë kontribut në këtë lëmi tek shumë gjenerata nxënësish llapjanë.

Ai ndërroi jetë me 8 dhjetor të vitit 2013, në moshën 43 vjeçare.

Ejup Shala, intelektuali llapjan që tërë jetën ia kushtoi arsimit dhe lirisë së Kosovës

 

60 vjet nga themelimi i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Podujevë – Shkollës që i dha Kosovës mjekë, profesorë, president dhe shumë kuadro tjera