Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor, e më pas e ka liruar në procedurë të rregullt, personin e dyshuar për kontrabandë me migrantë, raporton Llapi.info.

“Fsh. Gllamnik, Podujevë 17.08.2022 – 21:45. Policia gjatë një pike kontrolli ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar ku si pasagjer kishte katër shtetas të huaj”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa pasagjerët janë dërguar në qendrën kompetente për migrantë./Llapi.info