Lokale - eSIMy

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës më 29 qershor 2020 ka hapur konkursin për pozitën: infermier e shofer për Shërbim të Emergjencës, njofton Llapi.info.

Por, i njëjti sot është anuluar. Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna, anulimi i tij është bërë për shkak se nuk janë identifikuar së paku tre kandidatë që i kanë plotësuar kushtet e parapara.

“Nuk janë identifikuar së paku 3 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs, gjë që e pamundëson vazhdimin e procedurës. Rishpallja e Konkursit do të bëhet brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftim.

Pikërisht për këtë pozitë dhe pozita tjera për infermierë po përcillen vazhdimisht me parregullsi të shumta, për çka edhe po kundërshtojnë aplikantët.

Për parregullsi në këtë konkurs, ka shkruar në Llapi.info ditë më parë edhe një qytetar ku thotë se personat të cilët kanë pas pikë më së shumti të fituara nuk janë pranuar në këtë konkurs. Madje, ata e kanë akuzuar Komunën që s’i ka publikuar fillimisht listat dhe se për të njëjtin po “rehatohen” familjarë dhe persona të afërt me pushtetin aktual./Llapi.info