Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Fitër Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Gjatë vizitës në BIK, Konjufca uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman, me ç’rast vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Islame.
“Erdhëm këtu për ta uruar Bajramin e Fitërit, një festë për të gjithë besimtarët mysliman. E falënderova për kontributin e çmuar, e në veçanti për solidaritetin me skamnorët”, ka thënë Konjufca.






