Lokale - eSIMy

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Konjufca përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo festë rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë drejt lirisë.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë. Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare. Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Konjufca.