Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka marrë pjesë në ceremoninë memoriale për policët e rënë në kryerje të detyrës.

Në fjalën e tij ai tha se Policia e Kosovës falë punës së saj është bërë në institucionin më të besueshëm të popullit tonë.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.

E gjithë kjo sakrificë u bë për sundimin e ligjit në vendin tonë dhe me këtë rast, e falënderoj drejtorin e PK-së, Samedin Mehmeti.

Policia e Kosovës me punën dhe organizimin e saj të palodhshëm ka arritur që të shënohet në institicionin më të besueshëm të popullit tonë, e në këtë rrugëtim 22 policë ranë në krye të detyrës.

Ata janë heronjtë e shtetndërtimit në vendin tonë”, u shpreh ai.