Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të mbahet sot në orën 10:00 sipas kohës lokale në SHBA, ndërsa në Kosovë do të jetë ora 16:00.
Në këtë seancë pritet të mbahet edhe briefing-u i radhës për Kosovën.






