Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë vizituar sot degën e VV-së qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se mbështetja e tyre e madhe, sic ka thënë ai, u jep kurajo të vazhdojnë të punojnë për një fitore më 29 nëntor.
“Sot në Podujevë na vizituan ish ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca dhe kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Ata i mirëpritëm bashkë me aktivistë të Qendrës së Lëvizjes në Besianë, mbështetja e tyre e madhe na jep kurajo të vazhdojmë të punojmë për një fitore bindëse më 29 nëntor. Fitorja e Lëvizjes në Llap nuk është fitore vetëm e jona, por është fitore e qytetarëve të Komunës së Podujevës”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës vijnë pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu dha dorëheqje për t’u emëruar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Ky vendim çoi Podujevën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në garë për të parin e Podujevës janë Shpejtim Bulliqi(VV), Nexhmi Rudari (LDK) dhe Naim Fetahu (PDK). Zgjedhjet pritet të mbahen më 29 nëntor./Llapi.info