Policia e Kosovës në raportin ditori bën të ditur se dje njësia policore ka ndaluar dy të dyshuar në fshatin Merdare, të cilët me një traktor të ngarkuar me dru, kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, me urdhër të prokurorit, traktori me lëndë drusore është konfiskuar, ndërsa, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info