Një tjetër rast për kontrabandë me dru është evidentuar në fshatin Reçicë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar është ndaluar, pasi në kamionin e tij kishte ngarkuar 5 metra dru të kontrabanduara.
“Fsh. Reqicë, Podujevë, 05.09.2021-01:00. Gjatë patrullimit njësiti policor afër një stalle ka vërejtur një kamion pa targa të ngarkuar me 5 m kub dru dhe mbuluar me një mbuloj të padukshme. Me 06.09.2021 drutë janë konfiskuar dhe dërguar në depon e AKP-së, ndërsa nuk dihet pronari i kamionit”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






