Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike në një veturë në rrugën “28 nëntori” në Podujevë, raporton Llapi.info.

“Rr.28 Nëntori, Podujevë, 29.09.2021 – 23:40. Është ndaluar një automjet në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollit në një çantë krahu është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info