Policia në Podujevë ka bërë të ditur se një personi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike, njofton LLapi.info.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, i njëjti është arrestuar dhe më pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 9.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK në raportin e saj ditor./Llapi.info






