Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person rreth orës 16:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit ditor të PK-së, i dyshuari është kapur nga zyrtarët policorë, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar disa gramë substancë e dyshuar narkotike.

Policia ka thënë se substanca ka qenë e llojit marihuanë

“Me vendim te prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Llapi.info