Policia e Kosovës bënë të ditur se gjatës ditës së djeshme në fshatin Dobërdol të Podujevës janë arrestuar dy të dyshuar, njofton Llapi.info
Sipas PK-së, arrestimi i tyre është bërë pasi që tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 26.30 gramë.
“Fshati Dobërdol, Podujevë 08.11.2018-14:00. Pas një pune operative zhvilluar nga policia, janë arrestuar në një shtëpi të braktisur dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, njëri moshë e mitur. Gjatë kontrollimit dhe legjitimimit tek të dyshuarit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 26.30 gramë. Pas intervistimit (i dyshuari i mitur në prani të punëtorit të QPS dhe avokatit) me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport./Llapi.info






