foto ilustrim

Dy pushkë automatike dhe 28 fishekë pa leje janë konfiskuar dje rreth orës 17: 10 minuta në fshatin Pakashticë  e Epërme të Podujevës, njofton Llapi.info.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatike me 28 fishekë” , thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info