Lokale - eSIMy

Mbrëmë rreth orës 22:00, njësitet e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë.

Gjatë kontrollit janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara.

“Gjatë kontrollit brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur. Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e pokerit ilegal i cila ishte në përdorim”, thuhet në njoftimin e Doganës, raporton Koha.net.

Në këtë lokal janë konfiskuar 4 aparate për lojëra të fatit pa numër serik, 1 rulet pa numër serik, 1 tavolinë pokeri dhe 4 pjesë për aparate.

“Vlera e mallit konsiderohet të jetë rreth 16,500.00 euro”, thekson Dogana.

Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, ndërsa theksohet se dogana do të vazhdojë edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.