Nga Serbia në Kosovë hyri pa ndonjë problem, me makinën në të cilën bartte goxha para.
Kur mendoi se plani për mosdeklarimin e të hollave i funksionoi, telasheja iu paraqitë disa metra larg pikës kufitare të Bërnjakut.
Personi që ngiste automjetin e tipit BMW me targa kosovare u ndalë nga organet e rendit, njofton Klan Kosova.
Atij, policia i gjeti 60 mijë euro të fshehura në të brendshmet e tij dhe në xhepin e pantallonave.
I dyshuari nuk arriti të ofrojë mbulesë me dokumente për paratë që i posedonte, andaj u shoqërua për në stacionin policor në Zubin Potok. Rasti aty u cilësua si shpëlarje e parave.






