Lokale - eSIMy

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë konfirmuar se kryeminstri Albin Kurti do ta takojë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan Llapi.info

Takimi do të mbahet me fillim nga ora 16:00 në zyrën e kryeministrit Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim.