Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar edhe 120 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 452 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe nëntë pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 525.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, një raste i ri me COVID-19 është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Dumnicë e Poshtme.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 122 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 9.595.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.454. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 3.334./Llapi.info