Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 96 raste të reja me COVID-19, pas kryerjes së 439 testimeve me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Siç ka njoftuar IKSHPK, sot janë shëruar edhe 29 pacientë nga virus korona, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 1047.
Sipas të dhënave të fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 2,169 raste me COVID-19. Prej tyre, 36 pacientë kanë ndërruar jetë, e që të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info