Instituti Kombëtar i Shëndetit të Publik të Kosovës ka regjistruar të shtunën 96 raste të reja me virusin korona, pas 207 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.
Nga këto raste, sipas IKSHPK-së, një është nga Komuna e Podujevës. Më këto të reja, ka arritur në 1,142 numri i rasteve aktive në Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Po të shtunën, janë shëruar edhe 87 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve nga sëmundja COVID-19 në 1,394.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,590 raste me virusin korona. Prej tyre, 48 pacientë kanë vdekur, e që të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info