Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 80 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 566 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan).

Sipas ISKHPK-së, gjashtë raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujeëvs. 2 në fshatin Bajçinë dhe me nga një rast në fshatrat; Llapashticë e Poshtme, Llapashticë të Epërme, Lupç i Epërm dhe qytet.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282.

Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.130. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.203./Llapi.info