Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 80 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 650 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK).
Sipas ISKHPK-së, 10 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 3 në qytet, 3 në fshatin Sfeçël, 2 në fshatin Lupç i Epërm dhe 2 në fshatin Llapashticë të Epërme.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.425. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.315./Llapi.info






