Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 79 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 596 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe dy pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 615.
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, 1 rast është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Orllan.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 104 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 12.674.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.142. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.853./Llapi.info






