Kosovës të shtunën i janë shtuar 765 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,079 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 809.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).
Siç ka njoftuar IKSHPK, 20 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 13 prej tyre në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Balloc, Dumnicë e Epërme, Penuhë, Peran, Sfeçël dhe Zakutë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të shtunën janë regjistruar edhe 193 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 10.752.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 28.616 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






