Kosovës të mërkurën i janë shtuar 773 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,519 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 777.

Siç ka  njoftuar IKSHPK, 15 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 7 janë në qytet, 3 në Llapashticë të Epërme, 2 në Gllamnik dhe Surkish, 1 në fshatin Bajçinë.  

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,121 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info