Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 730 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.794 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 755.
Siç ka njoftuar IKSHPK, sot janë konfirmuar 39 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 21 në qytet, me nga dy raste në fshatrat; Sfeçël, Gllamnik, Konushec, Majac dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bradash, Dobratin, Kërpimeh, Letanc, Llaushë, Orllan, Shajkoc, Zakutë dhe Surkish.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit”, ka njoftuar Instituti.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 75 pacientë ndërsa raste aktive janë 7.278.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 24.155 persona, prej të cilëve 755 kanë vdekur, ndërsa 16.122 janë shëruar./Llapi.info