Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 707 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.831 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 82, 77, 74 vjeç), Dragash 1 rast (45 vjeç), Istog 1 rast (54 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (82 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (63 vjeç).

Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 17 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 8 prej tyre në qytet, me nga dy raste në fshatrat; Obrançë, Surkish dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Halabak, Orllan, Shajkoc dhe Shakovicë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 550 pacientë, ndërsa raste aktive janë 12.338.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 34.295 persona, prej të cilëve 914 kanë vdekur, ndërsa 21.043 janë shëruar./Llapi.info