Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 69 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 532 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe shtatë pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 581.
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, 1 rast është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Lupç i Poshtëm.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 107 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 11.033.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.446. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.832./Llapi.info