Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 637 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.712 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me COVID-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 768.

Siç ka njoftuar IKSHPK, sot janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. Prej tyre, 10 janë në qytet, 3 në fshatin Bajçinë, 2 në Bradash dhe Shajkoc dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Dyz, Gërdoc, Lladoc dhe Pollatë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj”, ka njoftuar Instituti.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 104 pacientë ndërsa raste aktive janë 7.798.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 24.792 persona, prej të cilëve 768 kanë vdekur, ndërsa 16.226 janë shëruar./Llapi.info