Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 63 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 634 mostrave me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 3 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 614.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, dy raste të reja janën ga Komuna e Podujevës. Një në Dumnicë të Epërme dhe një në Llugë.

Të dhënat e së premtes tregojnë edhe për 126 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 12.325.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.002. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.937./Llapi.info