Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 62 raste të reja me COVID-19, raporton Llapi.info.

Rastet pozitive kanë dalë pas 205 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Siç ka njoftuar ky Institut, një rast i ri është nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 61 persona duke e çuar numrin e të shëruarve nga sëmundja COVID-19 në 1.307.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,494 raste me virusin korona. Prej tyre, 44 pacientë kanë vdekur, e që të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info