Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 596 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.559 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me COVID-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 773.

Siç ka njoftuar IKSHPK, sot janë konfirmuar 6 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 2 raste janë nga qyteti dhe fshati Llapashticë e Poshtme dhe me nga një rast në fshatrat Batllavë dhe Lupç i Poshtëm.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 295 raste, komuna Gjilan 51 raste, komuna Gjakovë 39 raste, komuna Fushë Kosovë 38 raste, komuna Prizren 26 raste, komuna Lipjan 17 raste, komuna Viti 14 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Drenas 13 raste, komuna Kamenicë 13 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Rahovec 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj”, ka njoftuar Instituti.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 136 pacientë ndërsa raste aktive janë 8.253.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 25.388 persona, prej të cilëve 768 kanë vdekur, ndërsa 16.362 janë shëruar./Llapi.info