Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 54 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 670 mostrave me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.
IKSHPK ka njoftuar të martën se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, një rast i ri me COVID-19 të është nga qyteti i Podujevës.
Të dhënat e së martës tregojnë edhe për 72 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 13.492.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.574. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.457../Llapi.info






