Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar sot edhe 52 raste të reja me virusin korona, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, sot janë testuar 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Një rast i ri është konfirmuar edhe në Podujevë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Siç ka njoftuar IKSHPK, sot janë shëruar edhe 39 pacientë nga ky virus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1.108.
Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,268 raste me virusin korona. Prej tyre, 38 pacientë kanë vdekur, e që të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info