Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të premten për 514 persona të infektuar me koronavirus, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 vdekje nga sëmundja COVID-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 681.
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 20 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. Prej tyre, 10 janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Dobërdol, Dumosh, Konushec, Llugë, Lluzhan, Lupç i Poshtëm, Sallabajë, Shajkoc dhe Shakovicë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 86 pacientë ndërsa raste aktive janë 3.641.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 19.842 persona, prej të cilëve 681 kanë vdekur, ndërsa 15.520 janë shëruar./Llapi.info