Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 491 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.137 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 744.
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 11 prej tyre në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bellopojë, Llapashticë e Epërme, Majac, Orllan, Sallabajë, Shkovicë, Siboc i Epërm, Surkish dhe Tërnavë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, komuna Gjilan 57 raste, komuna Pejë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Gjakovë 23 raste, komuna Podujevë 21 raste, komuna Mitrovicë 17 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Viti 11 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Kamenicë 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 66 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.634.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 23.425 persona, prej të cilëve 744 kanë vdekur, ndërsa 16.047 janë shëruar./Llapi.info






