Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 486 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.374 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 697.
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 31 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. Prej tyre, 14 janë në qytet, 3 në fshatin Dumosh, 3 Sallabajë, 2 në Obrançë dhe Lupç të Poshtëm dhe me nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Dobratin, Gllmanik, Letanc, Llapashticë e Epërme, Llapashticë të Poshtme dhe Tërnavë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 30 pacientë ndërsa raste aktive janë 4.317.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 20.655 persona, prej të cilëve 697 kanë vdekur, ndërsa 15.641 janë shëruar./Llapi.info