Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 47 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 525 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe tre pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 622.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, 1 rast është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht nga fshati Sekiraçë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 113 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 13.278.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.472. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.572./Llapi.info