Lokale - eSIMy

Kosovës të dielë​n i janë​ shtuar 462 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 1.314 mostrave, raporton Llapi.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.198.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 27 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 12 janë në qytet, me nga dy në fshatrat: Gllamnik, Llapashticë e Epërme, Llugë, Majac dhe Pakashticë e Epërme dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bradash, Lluzha, Lupç i Poshtëm dhe Siboc i Poshtëm.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 536 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11.782.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.580 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.198 pacientë kanë vdekur./Llapi.info