Kosovës të enjten i janë shtuar edhe 43 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 664 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tri viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 607.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 239 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2.087.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14.882 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






