Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 43 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 589 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas të dhënave, nga sëmundja kanë vdekur edhe dy pacientë duke e ngritur numrin e të vdekurve në Kosovë në 627.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga Komuna e Podujevës. Një në fshatin Gllamnik dhe një Sekiraçë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKSHPK.

Në 24-orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 123 pacientë. Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 15.663 raste pozitive, 627 viktima dhe 13.677 të shëruar. Raste aktive vazhdojnë të mbeten edhe 1.359./Llapi.info