Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar 41 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 654 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).
Sipas ISKHPK-së, një rast i ri me COVID-19 është nga Komuna e Podujeëvs, gjegjësisht nga fshati Llapshticë e Poshtme.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste.
Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.855. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.294./Llapi.info






