Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 337 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.318 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me COVID0-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 688.
Siç ka njoftuar Instituti, sot janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. Prej tyre, 10 janë në qytet, 2 në fshatin Dumosh dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Bradash, Kërpimeh dhe Rakinicë.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 185 raste, komuna Gjakovë 41 raste, komuna Fushë Kosovë 26 raste, komuna Lipjan 16 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 91 pacientë ndërsa raste aktive janë 3.880.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 20.179 persona, prej të cilëve 688 kanë vdekur, ndërsa 15.611 janë shëruar./Llapi.info






