Kosovës të hënën janë shtuar 329 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.327 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 5 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.203.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 17 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 9 janë në qytet, 3 në fshatin Majac dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Dobërdol, Kërpimeh, Llapashticë e Epërme dhe Llugë.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 555 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11.551.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.909 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.203 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






