Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të enjten për 284 persona të infektuar me koronavirus, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 vdekje nga sëmundja COVID-19, derisa numri i viktimave ka arritur në 674.
Siç ka njoftuar Instituti, të enjten janë konfirmuar 18 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës. 4 prej tyre janë në qytet, dy në fshatin Letanc dhe Dumosh dhe me nga një rast në fshatrat; Gllamnik, Lladoc, Lupc i Poshtëm, Obrançë, Pakashticë e Poshtme, Revuçë, Sallabajë, Shajkoc, Shtedim dhe Siboc i Epërm.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 72 pacientë ndërsa raste aktive janë 2.869.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 18.910 persona, prej të cilëve 674 kanë vdekur, ndërsa 15.367 janë shëruar./Llapi.info